8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Njofton Këshilli i Prindërve: Ky është veprimi i radhës, nëse nuk i paguani mësuesit

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Postimi i plotë:

SOLIDARITET!

Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!

Më Shumë

Në Mushtisht përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit

Në fshatin Mushtisht të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë...

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Lajmet e Fundit