Ballkani niset me optimizëm drejt Turqisë, synon rezultat pozitiv ndaj Sivassporit në Ligën e Konferencës

Ballkani po e pret me optimizëm ndeshjen me Sivassporin, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kontingjenti i ekipit kosovar është nisur sot drejt Turqisë, ku nesër mbrëma do të përballet me skuadrën nga Superliga e atjeshme, shkruan “Gazeta Express”.

“Sivasspor, ne po vijmë. FC Ballkani, krenaria e Kosovës”, ka shkruar klubi “Portokalli” në rrjetet sociale, duke ia përcjellë këtij shkrimi edhe disa foto nga nisja e ekipit për në tokën turke, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni kosovar është pjesë e Grupit G në Ligën e Konferencës, ku gjendet në vendin e tretë me një pikë nga dy ndeshje.

Therandasit synojnë të dalin sa më mirë nga dueli i nesërm, i cili do të fillojë në orën 18:45.

Kjo është hera e parë që Ballkani merr pjesë në garat evropiane dhe menjëherë e shkroi historinë duke shkuar në fazën e grupeve të një gare evropiane. /Gazeta Express/

 

 

 

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit