8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Përfaqësuesit e Universitetit Yalova, vizituan UPZ-në

takimi me deleg. YalovaUshtruesi i  detyrës  së Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. dr. Zahadin Shemsedini, ka pritur një delegacion nga Universiteti  i Yalovës të Turqisë, i prirë nga Ismail Kadak zyrtar i lartë në këtë universitet.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e ndërtimit të një qendre spitalore moderne në Prizren nga Universiteti  i  Yalovës, ku do të ofroheshin shërbime për qytetarët e Prizrenit dhe tërë Kosovës.
Në kuadër të këtij spitali do të jetë reparti i Kardiologjisë, Onkologjisë, Hemodializës, etj..
Gjithashtu do të ofrohet ndihmë në përgatitjen e kuadrove vendor. Investimi do të jetë jo-fitimprurës, i tërë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë projekt parashihet edhe hapja e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të UPZ-së, kuadrot, të secilit nivel që do të japin mësim në këtë Fakultet do të aftësohen në Turqi.
Menaxhmenti i UPZ-së u zotua se do të ju ofrojë bashkëpunim të plotë në realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerësoi të një rëndësie të veçantë për Prizrenin dhe më gjerë.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Yalovës, janë universitete partnere dhe mundësia e realizmit të këtij projekti është në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy universiteteve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit