Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

Tashmë Ministria e Financave ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.

Front Online merr vesh nga burimet e saj se pagat janë ekzekutuar.

“Pagat e mësimdhënësve janë ekzekutuar”, ka thënë ky burim për Front Online.

Ministria e Financave sot në orët e paradites ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënësit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.

Nga kjo ministri kanë thënë se do të procedojnë sot me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, që thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit