Përlaskaj: Kroacia insiston se Serbia duhet ta njohë pavaresinë e Kosovës

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj thotë se Kroacia insiston në faktin që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Përlaskaj deklaroi se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa plotësuar kushtet themelore, që sipas saj, është edhe njohja e fqinjëve, në këtë rast, Kosovës.

“Ndoshta, synimi i tye strategjik është që të integrohen në Bashkimin Evropian, por mendoj që duhet punuar shumë nga ana e Serbisë dhe nuk e di sa janë të gatshëm që t’i plotësojnë kushtet, të cilat i ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian. Nëse Kroacia, si një shtet që e njeh politikën e Ballkanit dhe tërë kohën përmend që Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, mendoj që edhe Serbia duhet ta ndëmarrë një hap të tillë.

Si mendojnë ata që të integrohen në Bashkimin Evropian, nëse kushtet elementare, që të njihet një shtet fqinj siç Kosova, nuk plotësohen dhe çdo herë kërkohet arsye që të mos vijë njohja e këtij shteti. Mendoj se është momenti që Serbia të mos ulet në dy karrige”, theksoi ajo.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit