Një festival ndryshe nga të tjerët!

Barefoot Festival është një eco-festival i muzikës, artit, natyrës, ushqimit vendas dhe edukimit mjedisor, që synon të nxisë e të vërë në lëvizje transformimin ekologjik afatgjatë të industrisë së argëtimit në Shqipëri. Gjatë tre ditëve të festivalit do të organizohen workshope edukative inovatore, bashkëpunime artistike, ndarje përvojash e shkëmbime idesh, tinguj stimulues dhe energji pozitive.

Provoni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, kaloni kohë cilësore me familjen, takoni miq të rinj me mendje të njëjtë. Ju mirëpresim ju dhe diellin për një fundjavë argëtimi dhe mësimi. Më 7 – 8 – 9 tetor merrni miqtë dhe shkoni te Liqeni i Tiranës.

Ky aktivitet u organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Lajmet e Fundit