Unitedi i kërkon 12 milionë euro për Ronaldon

Te Manchester Unitedi janë pajtuar përfundimisht me largimin e Cristiano Ronaldos gjatë afatit kalimtar të janarit. “The Sun” ka raportuar të hënën se Unitedi tashmë i ka caktuar çmimin Ronaldos për të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e tij.

Për ta lënë të lirë portugezin, Unitedi po kërkon 12 milionë euro. Ronaldo 37-vjeçar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag dhe për këtë arsye do të largohet nga klubi.

Ai i u bashkua Unitedit verën e shkuar nga Juventusi dhe firmosi kontratë deri në vitin 2023, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, Ronaldo ka dy gola e një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit