Totaj mban mbledhjen e rregullt me drejtorët komunal

Në prani të medieve dhe shoqërisë civile, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët komunal, të cilët raportuan për arritjet javore dhe planifikimin për ditët në vijim.

Sipas njoftimit të kësaj komune, javën që po e lëmë pas ka vazhduar realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Prizrenit, ku është përfunduar shtrimi me asfalt i Rrugës “Kosova”, një projekt i rëndësishëm për qytetarët e Prizrenit, segment që lidh një pjesë të madhe të qytetit me qendrën e tij.

 

 

Pastaj, është shtruar Rruga “Ersan Mazreku”, ndërsa, janë në proces e sipër 20 projekte të infrastrukturës. Njëkohësisht ka filluar studimi i fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit.

“Procesi mësimor ka filluar sipas planifikimit, e në procedurë të rekrutimit janë mësimdhënësit që do të jenë pjesë e shkollave. Gjatë javës që e lamë pas është bërë shpërndarja e drunjve për 65 familje në nevojë derisa është duke u realizuar programi trevjeçar për banim social. Në aspektin urbanistik ka filluar trajtimi i një numri të madh të lëndëve që priten të përfundojnë ditëve në vijim”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Më tej është theksuar se tashmë Biblioteka e Qytetit është funksionalizuar, së bashku me Këndin Amerikan, në lokacion të ri.

Thuhet se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë në renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” dhe në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

“DKRS-ja ka hapur, për herë të dytë gjatë këtij viti, konkursin për subvencionimin e OJQ-ve që trajtojnë Kulturën, Rininë dhe Sportin. Për herë të parë në Prizren do të mbahet Festivali ‘Naim Frashëri’, e përgatitjet kanë filluar që më 22 nëntor qytetarët e Komunës së Prizrenit të jenë pjesë e tij. Prizreni njihet për vetëdijesim masiv dhe sensibilizim, ku në këtë kontekst, janë dhënë 155 mijë vaksina në institucionet mjekësore të Komunës së Prizrenit. Punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë dhe misioni është lehtësimi i jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit