24.4 C
Prizren
E diel, 1 Qershor, 2025

Peci insiston se Haxhi Avdyli është i denjë për ministër të Shëndetësisë

Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se Haxhi Avdyli është i denjë për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Peci i ftuar në “Rubikon” theksoi se dëshirojnë të marrin më shumë përgjegjësi si parti, derisa shtoi se Avdylin e kanë propozuar për shkak të pasionit që ka për këtë dikaster, njofton Klankosova.tv.

“Tash në Guxo nuk është që s’jemi goxha ambicioz në këtë drejtim. Nuk kemi ambicie të vogla, ambiciet i kemi edhe të rritemi si subjekt, edhe të marrim përgjegjësi, sido që të jetë ne në komunikime që kemi pasë edhe më kryeministrin Albin Kurtin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje, e kemi shprehur një interesim, për shkak se e vlerësojmë figurën personalitetin, mbi të gjitha pasioni që ka dhe dëshirën për të dhënë kontribut në nivel të përgjegjësisë ekzekutive, Doktor Haxhi Avdyli”, ka thënë Peci.

“Njëkohësisht kemi tërhequr paralele, ose kemi thënë që nuk kërkojmë që thjesht kjo të realizohet me çdo kusht, për shkak se jemi të vetëdijshëm për marrëveshjen që kemi”, shtoi ai.

“Tash faktin që ne kemi një vetëbesim që mundemi me drejtu mirë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, kjo flet diçka, por ne i kemi ofruar të gjitha argumentet Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, pse figura dhe personaliteti i Haxhi Avdylit është i denjë për ministër të Shëndetësisë

Më Shumë

Dy kunata

Hajdar Mallaku (Tregim satirik) Kjo ngjarje nuk kish ndodhur në një kohë të largët sa të thoshim "na ishte një herë në kohë të babunës...". I...

Fqinjët përplasen për qen në Prizren

Një përplasje jo fort e zakonshme ka ndodhur  të mërkurën në Prizren. Komshiu 71-vjeçar u ankua se fqinji i tij 48-vjeçar e ka kanosur. Kjo...

Lajmet e Fundit