Kryetari i Prizrenit pret në takim aktoren e madhe, Tinka Kurti

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot aktoren e madhe shqiptare, Tinka Kurti, të vlerësuar me medaljen “Artistja e Popullit të Shqipërisë”, për t’i ndarë mirënjohje për veprën e saj jetësore me rastin e vizitës së saj në Prizren për promovimin e librit biografik “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”.

Me këtë rast, Totaj tha se ndikimi i Tinkës në kinematografinë dhe teatrin kombëtar është tejet i madh si dhe është model për brezat e rinj të aktorëve në trevat shqiptare.

Kryetari Shaqir Totaj numëroi edhe rolet më të fuqishme dramatike të saj që kanë qenë rolet e nënave, por, po kaq ka qenë e suksesshme në zhanrin e komedisë.

“Tinka njihet si protagoniste e filmave “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Vlen të theksohet se Tinka Kurti ka interpretuar në filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, në vitin 1958” – tha Totaj.

Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit