8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Totaj pret në takim informativ vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten në një takim informativ vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes (Peace Corps), me të cilët ka diskutuar për mundësinë e angazhimit të tyre në avancimin e Komunës si Qeverisje Lokale.

Kryetari Totaj fillimisht i ka njoftuar për funksionimin e komunës dhe me jetën në Prizren, që zhvillohet në paqe me të gjitha elementet që e bëjnë qytet unik dhe shumëdimensional.

Njëri nga vullnetarët do të qëndrojë në Prizren, ndërsa për fushën e angazhimit do të vendoset ditët në vijim.

Korpusi i Paqes zyrtarisht u themelua më 1 mars, 1961 nga presidenti John F. Kennedy me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë. Që nga viti 1961, mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 140 vende të ndryshme. Kosova u bë vendi i 140-të në qershor të vitit 2014, ku deri më tani kanë ardhur 6 grupe të këtyre vullnetarëve, ndërsa, më 12 shtator të këtij viti, ka arritur grupi i 7-të prej rreth 20 personave të cilët do të angazhohen në shkolla, komuna dhe organizata të shoqërisë civile në mbarë Kosovën.

Më Shumë

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

Lajmet e Fundit