12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Prej zeros në hero, Ballkani është sensacioni i ri i Evropës

Ballkani është bërë sinonim dhe shembull i rrugës së suksesit. Skuadra nga Suhareka u bë sensacion këtë sezon me arritjet historike që i bëri në garat evropiane. Një klub pa shumë histori, por që po e shijon në maksimum momentin. Ekipi Portokalli nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq

Klubi i futbollit Ballkani është bërë ambasador i sportit kosovar.

I madh e i vogël në tokën dardane po bëjnë tifo dhe po e mbështesin klubin nga Suhareka, i cili është bërë sensacion në futbollin evropian.

Një klub që deri para pak vitesh garonte në nivele më të ulëta të futbollit të këtushëm, sot është bërë sinonim dhe shembull për klubet tjera në vend.
I themeluar në vitin 1947 me emrin Rinia, ky klub ishte blerë nga industria kimike e prodhimit të gomës – Ballkani.

Me këtë rast, e kishte marrë edhe emrin ashtu, shkruan “Gazeta Express”.

Ky klub nuk kishte kushedi farë historie të suksesshme, por shpërthimi i tij erdhi viteve të fundit.

Pasi e mori në dorë biznesmeni Arsim Kabashi, Ballkani e ndryshoi krejtësisht fizionominë.

U bë fuqi e futbollit kosovar, ndërsa në sezonin e fundit u shpall edhe kampion i Kosovës në tentimin e tretë, për herë të parë në histori të tij.

Si rrjedhojë, e siguroi edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, po ashtu për herë të parë.

Ekipi Portokalli u eliminua herët nga Liga e Kampionëve, por e bëri namin në Ligën e Konferencës.

Aty i theu krejt rekordet e mundshme të futbollit kosovar duke e arritur suksesin historik – fazën e grupeve të kësaj gare.

Edhe pse mbrëmë humbi nga Sivasspori, 1:2 në shtëpi, kjo disfatë nuk e zbeh suksesin e jashtëzakonshëm të Ballkanit.

Ekipi i Ilir Dajës ka ende gjasa për ta kaluar fazën e grupeve, gjë të cilën s’e ka bërë kurrë më parë një ekip kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Ballkani u pasurua po ashtu me mbi 5 milionë euro falë këtyre sukseseve.

Një klub i organizuar në mënyrë maestrale, po i mahnit të gjithë, në Kosovë dhe jashtë saj.

Klubet tjera kosovare tash e tutje e kanë modelin të cilin duhet ta ndjekin…

Më Shumë

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur...

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në...

Lajmet e Fundit