Kryetari i Prizrenit i lumtur me pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimin për muajin “Rozë”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte pjesë e një organizimi nga grupi i grave i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për muajin “Rozë” – Muajin e Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Zyra për Informim e kësaj komune njofton se Totaj u shpreh i lumtur me pjesëmarrjen masive të profesionistëve të fushës, dhe shumë i lumtur me ardhjen e një numri të madh të qytetareve të Komunës së Prizrenit.

Bëhet e ditur se ai po ashtu uroi që kjo ngjarje të ketë ndikim në ndryshimin e qasjes së grave ndaj kësaj sëmundjeje dhe mënyrës së jetesës, duke shtuar se kontrollet te specialistët rekomandohen të jenë të shpeshta dhe për çdo shqetësim të vizitohen institucionet mjekësore të qytetit.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit