13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovisioni 2023

Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në vitin e ardhshëm në “Eurovision Song Contest”.

Kështu ka njoftuar televizioni publik i këtij vendi, që e ka edhe të drejtën e dërgimit të këngës përfaqësuese në garën e madhe të muzikës evropiane.

Radiotelevizioni i Malit të Zi deklaroi se pas shqyrtimit të burimeve në dispozicion, kostove të të gjithë projektit dhe detyrimeve që transmetuesi publik pret për në periudhën në vijim, është marrë vendim që ky shtet të mos marrë pjesë në Eurovision.

“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe – u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët”, deklaroi RTMZ në një komunikatë për media.

“Ndaj vendosëm të drejtojmë burimet ekzistuese në financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara dhe organizative si edhe në reforma programore, të cilat sjellin projekte të rëndësishme investimi në pajisje dhe ambiente”.

Festivali evropian i këngës që mbahet në muajin maj 2023, këtë vit do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Kënga përfaqësuese e këtij shteti u radhit e dyta në Eurovisionin 2022, pasi vendin e parë e zuri kënga përfaqësuese e Ukrainës.

Tradicionalisht, në vitin pasues, festivali mbahet në vendin që ka fituar garën, por për shkak të agresionit rus mbi Ukrainën dhe luftës që ka shpërthyer atje, festivali mbahet në shtetin që është radhitur i dyti në garë.

Më Shumë

Ushtroi dhunë ndaj vajzës, prangoset babai në Malishevë

Një burrë në Malishevë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, nuk...

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Lajmet e Fundit