Pat a s’pat rrymë, Komuna e Prizrenit ndan 40 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

Ndonëse nga institucionet qendrore po paralajmërohet se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me mungesë të rrymës, institucione të nivelit lokal po përgatiten të shpenzojnë rrymë për të ndriçuar sheshet me llamba zbukuruese për festat e fundvitit.

Ditë më parë, Komuna e Prizrenit ka hapur tender për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Për këtë qëllim, Komuna ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri në 40 mijë euro, me kohëzgjatje 20 ditë.

Komuna përshkruan se do të dekorohet sheshi “Shatërvan” dhe “Sheshi i dëshmorëve”, rruga “Adem Jashari”, parku te qafa e kishës, shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë, ura e Arastës, paneli informues.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor lloji i hapur i procedurës, me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Data 3 nëntor është caktuar afati deri kur mund të aplikojnë kompanitë e interesuara.

Sipas paramasës së këtij tenderi, parashihet të vendoset pisha në sheshin “Shatërvan”,  rrethoja nga çeliku, litar e shtylla të konstruksionit të merimangës, parashihen të vendosen drita e yje dekorativë dhe dekore të tjera./kallxo.com

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit