3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Shpërthimi në Zhur, dëshmitari flet për kontaktet me të akuzuarit dhe dhënien e materialeve eksploduese

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj të akuzuarve Iran Badalli dhe Arben Gashi, është dëgjuar dëshmitari Valbon Qollaku i cili ka treguar për kontaktet me të akuzuarit, dhënien e kapsolave dhe eksplozivit.

Badalli dhe Gashi po akuzohen se me anë të mjetit eksplodues kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, ku të njëjtin e kishin fshehur në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, e që gjatë bastisjes së të njëjtës nga zyrtarët policor, mjeti ka eksploduar me ç’rast ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Çfarë janë ProHealth Cables?

Dëshmitari Qollaku ka deklaruar se me të akuzuarit Badalli dhe Gashi është takuar në restorant “Halimi” dhe se të njëjtit e kanë takuar për shkak të një sëmundje që kishte në vitin 2018.

Sipas tij, për herë të parë është takuar me shokun e tij, Rami Badallin i cili e kishte njoftuar se të akuzuarit kishin nevojë për të thyer gur dhe se njëri nga ta ishte kushëriri i tij.

Në përgjigjet e pyetjeve të përfaqësuesit të dëmtuarit Artur Mrasorit, avokat Besnik Berisha, dëshmitari ka thënë se kapsolat dhe eksplozivin ia kishte dhënë të akuzuarit Badalli.

Po ashtu, ai ka thënë se Rami Badalli i kishte kërkuar që të shërbej me material eksploziv me arsyetimin se të njëjtit kishin për të thyer gur.

“Ramiu më tha kryja punën Valbon se dojnë me thy gurë edhe bëjnë pagesë të mirë. I thash që ka nevoj shkoj ia kry punën por me mjete hidraulike, ai më tha që duhet eksplozivi, unë i thashë se duhet me prit një kohë me siguru se nuk e posedoj”, ka thënë Qollaku.

Në pyetjen e avokatit Berisha se përse ia kishte dhënë ndaras kapsolën me eksplozivin, dëshmitari ka thënë se gjatë transportit nuk lejohet për shkak të rrezikut të shpërthimit në rast të fërkimit, shtypjes apo therjes së kapsolës së detonatorit.

Gjithashtu, ai tha se këto materiale eksploduese mund të aktizivohen me rrymë elektrike dhe me anë të fitilave që ndizen me anë të zjarrit.

Tutje, ai ka thënë se i akuzuari Gashi ishte interesuar më shumë rreth eksplozivëve për të cilat i kishte dhënë pagesën.

 

Ndryshe, në fillim të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Iran Badalli, avokat Valdrin Gashi ka thënë se marrja në pyetje e dëshmitarit nga përfaqësuesi i të dëmtuarit Artur Mrasori është në kundërshtim me dispozitat ligjore pasi që dëshmitari është marrë në pyetje nga të gjitha palët.

Lidhur me këtë, avokati Berisha ka thënë se marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e tij nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se arsye e mungesës së tij në seancën e kaluar ka qenë moskoordinim i stafit të tij.

Në fund, avokati Gashi ka kërkuar nga gjykata që në vend të Shqipe Salihut të ftohet dëshmitari Ardian Krasniqi.

Seanca e radhës në këtë rast është caktuar të mbahet më 1 nëntor 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020  në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi 

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Një vit pas inicimit të procedurës së prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën...

Lajmet e Fundit