27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

Avdyli: Ka kalu koha kur Vuçiqi është kollë atje, e kryeministrat e ministrat i kanë lëshu këmbët këtu

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se qeveria do ta zbatojë vendimin për targat sipas afatit të paraparë.

Në “DPT te Fidani”, Avdylli ka thënë se ka kaluar koha kur zyrtarët qeveritarë frikësohen nga e kollura e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ka kalu koha kur Vuciqi është kollë atje, e kryeministrat e ministrat këtu i kanë lëshu këmbët”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se nuk mund të shkilet mbi ligjshmërinë dhe Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, Kosova po mbron ligjshmërinë, ndërkohë që Serbia kërkon të krijojë një El Dorado në veri.

“Ne nuk kemi ku shkojmë përtej vendit tonë, ne nuk mund t’i cenojmë ligjet tona. Ne po duam ta mbrojmë ligjshmërinë, ata duan ta krijojnë një El Dorado pa ligj. Nuk parapëlqej që të ketë tension, s’besoj që do të ketë”, ka thënë Avdyli.

Avdyli ka thënë se automjetet pa targa të konvertuara sipas kërkesave ligjore të Kosovës, do të kthehen nga 1 nëntori.

“Nuk mund të hyjnë më në Kosovë të hyjnë targa pa targa dhe me targa inekzistente. Ato do të kthehen”, ka thënë ai.

Kërkesat e ndërkombëtarëve për të shtyrë vendimin për targat, Avdyli i ka quajtur sugjerime.

“I respektojmë mendimet dhe sugjerimet e bashkësisë ndërkombëtare, këto janë sugjerime”, ka theksuar ai.

Deputeti Avdyli ka thënë se qeveria aktuale është më pro-amerikanja ndonjëherë. /GazetaExpress

Më Shumë

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit