“Takimet e Gjeçovit”, mblodhi dhjetra pjesëmarrës në Zym të Hasit

Manifestimi tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit” mblodhi dhjetra pjesëmarrës në Zym të Hasit, raporton PrizrenPress

Përgjatë dy ditësh në kuadër të kësaj ngjarje tradicionale janë zhvilluar aktivitete të shumta në sferën e kulturës dhe shkencës, siç janë ekspozita e veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita e demonstrimit të gatimve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme, tribuna shkencore dhe orë letrare.

Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, profesorë, studiues dhe banorë të Hasit.

Ministri Çeku në fjalën e tij ndër të tjera bëri të ditur që Qeveria e Kosovës dhe MKRS-ja qëndrojnë pranë të gjithë atyre që punojnë më zell e përkushtim për ta ruajtur traditën tonë, ndërsa përgëzoi organizatorët për punën që kanë bërë në realizimin e këtij manifestimi.

“Takimet e Gjeçovit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit