2.8 C
Prizren
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Tatuazhi e tradhtoi, si u identifikua shqiptari që përdhunoi një 34-vjeçare dhe ngacmoi seksualisht një 24 vjeçare në Greqi

Tatuazhi e ka tradhtuar 45-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Greqi dhe ngacmimin seksual të një 24-vjeçareje tjetër.

Mediet greke bëjnë me dije se ai është identifikuar në sajë të kamerave të sigurisë dhe tatuazhit që kishte në krahun e djathtë.

45-vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe familja e tij jeton në Shqipëri. Në Greqi ishte i papunë dhe e mbante e ëma financiarisht.

Autoritetet e dinë emrin e tij, por autori duket se ka arritur të arratiset në Shqipëri. Ndaj pritet të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa në Shqipëri do të dërgohet një kërkesë për ndihmë gjyqësore.

Sulmuesi është regjistruar nga kamerat në zonën përreth ku ndodhën dy sulmet.

Në videodshihet shqiptari, i cili pasi sigurohet se nuk ka njeri përreth, futet në makinën e 24-vjeçares nga dera e pasme me thikë në dorë.

“Në tre të mëngjesit, teksa drejtoja makinën e mamasë sime, ndalova në semafor për t’u nisur drejt Avenue Amfiteas. Në atë moment, pa e kuptuar unë, një i panjohur hyri në makinë dhe u ul në sediljen pas sediljes së shoferit. Më kapi për jake dhe më tha të nisem e të kthehem djathtas”, u tha 24-vjeçarja efektivëve.

“E pyeta se çfarë donte dhe i kërkova të dilte nga makina. Por ai nuk e bëri dhe filloi të më kërcënonte me një objekt të mprehtë në brinjë. Më tha të vazhdoja të ngisja makinën ose do të më godiste me thikë. Më tha të kthehesha djathtas në rrugicë dhe të vazhdoja”, tha 24-vjeçarja.

Shoferja, pavarësisht se përdhunuesi e ka kërcënuar me thikë, pati guximin të reagonte dhe të shpëtonte nga 45-vjeçari, shkruajnë mediet greke.

Reklama

Ngjarja e dytë:

34-vjeçarja nga ana e saj tha për MEGA se autori është ende në arrati dhe se ka frikë për jetën e saj.

“Jam ende në shok dhe po mundohem të shërohem. Gjithçka që dua është që ai të arrestohet. Shpresoj që unë të jem viktima e tij e vetme dhe ai kurrë të mos përpiqet të bëjë diçka të ngjashme me një grua tjetër. Për sa kohë ai është i lirë kam frikë për jetën time pasi më kishte kërcënuar të mos flas me autoritetet”, tha 34-vjeçarja.

Autori ishte i vendosur për gjithçka, thotë ajo.

“Në momentin që ai m’u afrua isha vetëm. Nuk e kisha parë kurrë më parë. Ai ishte i dehur. Më vuri thikën në fyt dhe më kërcënoi se do të më vriste nëse nuk e ndiqja. Isha shumë e frikësuar”. /Abcnews.al/

Më Shumë

110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.   E...

A i erdhi fundi rrugëtimit të Neymar në Kupën e Botës?

Neymar nuk u largua nga stadiumi të enjten mbrëma duke u dukur në formë të mirë. Lëndimi i lojtarit ishte një aspekt negativ i fitores...

Lajmet e Fundit