Sambora mund të ribashkohet me Bon Jovin

Richie Sambora ka thënë që ekziston mundësia që ai të ribashkohet me Bon Jovin vitin e ardhshëm.

Sambora ishte bërë pjesë e bendit të lartpërmendur më 1983-ën, dhe i kishte bashkë-shkruar shumicën e hiteve më të mëdha.

Mirëpo, ai ishte larguar më 2013, në fillim të turneut Because We Can, duke thënë që ka nevojë për pushim dhe për t’u marrë me disa probleme familjare.

“Ekziston mundësia. Po flasim nga pak,” ka thënë Sambora në Music Industry Trusts Award në Londër këtë javë, sipas mediumit britanik, Metro.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit