14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Xhaka: Dashtë Zoti që në Kampionatin e ardhshëm të jenë edhe Kosova e Shqipëria

Mesfushori ka u shpreh se Botërorin e ardhshëm dëshiron të shohë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Me të vërtet jam krenar që marr pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror. Do të përpiqem që me lojën time t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët ngado që janë dhe mesazhi im është që çdo shqiptar të ndihet krenar me mua”, ka deklaruar Xhaka.

Ylli shqiptar i Arsenalit ka shpreh dëshirën e tij që sa më shpejt t’i shohë në një Botëror edhe dy shtetet shqiptare.

“Dashtë Zoti që në Kampionatin e ardhshëm Botëror të jenë edhe Kosova e Shqipëria”, ka theksuar ai.

“Shpresoj që edhe në Botëror të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme dhe do të angazhohem shumë për këtë. Për mua sikurse për çdo futbollist tjetër është realizim i një ëndrre pjesëmarrja në tri Kampionate Botërore. Unë e kam fatin që të marrë pjesë në Botërorin e tretë si lojtar dhe si kapiten i Zvicrës. Si kapiten i Zvicrës besoj se do ta kryej me nderë, përgjegjësi dhe respekt detyrën e kapitenit dhe do t’i qëndroj me përgjegjësi Kombëtares së Zvicrës”, tha Xhaka.

Zvicra do ta nis aventurën në këtë Botëror në një grup mjaft të vështirë, teksa janë në grup me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

“Po, është një grup i fortë. Por, unë besoj se ne do t’ia dalim ta kalojmë grupin pasi e kemi një Kombëtare të fortë dhe stabile. Të gjithë lojtarët e ftuar nga trajneri jonë janë në formë të mirë, andaj jam optimist”, ka thënë Xhaka për T7.

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit