4.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Kurti në Prizren prezanton Buxhetin e 2023-ës, mbi 92 milionë euro për këtë komunë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar me disa nga ministrat e tij, të martën ka qëndruar në Prizren, me ç’rast kanë shpalosur Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të kësaj Komune, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, shefi i ekzekutivit tha se Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë më i larti ndonjëherë në Kosovë, teksa përmendi edhe rritjen shumave që kanë ndarë për dikastere të ndryshme.

Para prizrenasve, Kurti tha se Buxheti i paraparë për këtë Komunë është 92.5 milionë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 211 milionë euro, ku të hyrat do të jenë mbi 2 miliardë. Ky buxhet do të jetë më i larti në historinë tonë. Për Prizrenin, buxheti do të jetë mbi 92.5 milionë euro”, tha Kurti.

Kurti tha se në këtë buxhet janë paraparë ndërtimi i disa çerdheve, objekteve shkollore dhe riparimi i rrugës Prizren-Prevallë.

“Për shpenzime kapitale kemi ndarë mbi 32 milionë euro. 296 milionë euro kemi ndarë për Shëndetësi, ku 60 milionë euro janë për blerjen e barnave esenciale. Rritjen e buxhetit në infrastrukturë e kemi shoqëruar me rritjen e stafit mjekësor ku kemi shtuar 400 pozita. Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve. Janë ndarë mjete për ndërtimin e objekteve shkollore në Prizren. Në kohën kur çmimet po rriten për vitin 2023, rritja e buxhetit ka arritur 87 milionë euro për bujqësi. Kemi shtuar 300 pozita të reja për policinë. Gjashtë milionë euro kemi ndarë për riaprimin e rrugës Prizren-Prevallë”, tha tutje Kurti.

E ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm është paraparë edhe Ligji i Pagave.

“Një gjë që jemi munduar të bëjmë ka qenë konsolidimi fiskal. Jemi siguruar ta bëjmë këtë konsolidim. Asnjë tatim nuk e kemi rritur por jemi munduar të mbledhim tatime aty ku s’po mblidhet. Shumë e bizneseve paguajnë më shumë tatim. Çdo cent që mblidhet e kthejmë te qytetarët në formë të mbështetjes direkte. Kemi tentuar të rrisim të hyrat dhe tani planifikojmë të kemi 2 miliardë euro të hyra”.

“Një prej kategorive me rritjen të hyrave është tatimi në korporata. Kemi paraparë edhe ligjin e pagave. Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë 750 milionë euro për paga. Tek shërbimet ka pësuar edhe këtu rritje. 15 milion euro kemi ndarë për rezerva shtetërore. Presim dinamizëm tek investimet kapitale”, u shpreh Murati.

Më Shumë

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Lajmet e Fundit