Pjetër Bogdanit

Enver SULAJ

Pjesët e atdheut të copëtuar s´gjenden më në harta memece,
Jetën akoma e matim me kutinë e dhembjes mitike,
Ecim në karvanin e lashtë e qentë nuhatin kockat tona;
Tragjeditë i kemi përjetësuar me varre pa epitafe,
Është fundi i shekullit që na goditi me sëpatë pas shpine,
Retë lodrojnë qiellit profetizohet me shi,
Besën e rritëm në kullat e shpuara nga plumbat,
Oshëtinin grykat e Bjeshkëve të Nemuna, nusja vinte kalëruar-
Garentina qëndiste përdëllueshëm pajën e nusërisë;
Ditët kalonin me këngët e valet e kreshnikëve
Atë, Pjetër, Çeta s´e ndali kurrë shtegëtimin
Në ditët që ndillnin fatkeqësi e mordja sillej vërdall-
Ishin eshtrat tu që na rinuan këngën e na mbushën mall;
Tani qentë më s´lehin pangopësia e vet i ka vrarë.

“Nyjë në ujë”, NB „Rilindja“, Prishtinë, 1997

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit