19.5 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Hakerat iranian vazhdojnë të publikojnë të dhëna të qytetarëve shqiptar

Hakerat iranianë kanë publikuar 214 certifikata elektronike ose dëshmi penaliteti të shtetasve shqiptarë. Publikimi i Homland Justice është bërë në një prej kanaleve të tyre në Telegram.

Dokumentet mendohet se janë prodhuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Disa ditë më parë, hakerat iranianë publikuan një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë. Në listë shfaqen ndër të tjera emrat, mbiemrat, vitet e lindjes, adresat si dhe targat e automjeteve të shqiptarëve, raporton Euronews Albania.

Më herët, hakerat iranianë publikuan të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjithashtu, faqja Homland Justice publikoi edhe të dhënat e nëndrejtorit të ri të SHISH, Oljan Kanushi.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Më Shumë

Policja në Prizren vetëplagoset me armë zjarri

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta. Policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar...

Latifi viziton lokën 108-vjeçare në Kaznik të Rahovecit: Kosi, djathi, buka e misrit… e mbajnë të shëndetshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, realizoi një vizitë emocionuese në fshatin Kaznik, ku nderoi lokën 108-vjeçare, Sadije Bajrajt. Lokja, e lindur më...

Lajmet e Fundit