12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Një grua në Prizren s’mund ta përballojë ndarjen nga bashkëshorti, tenton t’i jap fund jetës

Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës në Prizren,për shkak të ndarjes nga bashkëshorti.

 

Ajo ka konsumuar preparate kimike dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se gruaja është pranuar në këtë qendër pak para mesnatës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Siç mëson Sinjali, gruaja 45-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e divorcit nga bashkëshorti i saj. Kjo situatë e ka rënduar jashtëzakonisht shumë dhe e ka çuar drejt mendimit për vetëvrasje.

Familjarët u tronditën kur e morën vesh, me ç’rast e dërguan në spital, teksa për rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili i ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit