Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçari nga Prizreni që u raportua i zhdukur

Të martën rreth orës 18:00, pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, falë bashkëpunimit të qytetareve, policia ka marr disa informata rreth vendndodhjes se viktimës së lartcekur, i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.

Me të marrë informatën, hetuesit nga hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të stacionit policor Prishtinë-Jug, të cilët kanë dalë në terren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13-vjeçar) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22,

“I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Fëmija është marr nga familjarët e tij”.

“Për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare. I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort”.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit