17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Ramiz Kelmendi, biznesmenëve: Në vitin 2024 mos ofroni paga më poshtë se 700 euro

Sipërmarrësi Ramiz Kelmendi thotë se për punëtorët është rritur kostoja e jetesës përfshirë edhe ajo e udhëtimit.

Ai ka thënë se bisedat e vazhdueshme për pritjen e vizës po e ulin efikasitetin në punë.

“Të gjithë biznesmenët përfshirë edhe mua, në vitin 2024 nuk duhet të hyjnë me pagë nën 700 euro. Ky është një realitet i dëshiruar që ne biznesmenët duhet të gjejmë që të rinjtë të mos largohen”, ka deklaruar Kelmendi në rtv Dukagjini.

Afaristi thotë se punëtorët që po presin viza nuk dëshirojnë të avancohen tutje duke dëmtuar edhe veten edhe kompaninë ku punon.

Kelmendi thotë se shumë prej ministrave janë profesorë universitarë dhe sipas tij ata kanë faj që nuk kanë nisur iniciativa për ndërlidhjen e tregut të punës me profesionin.

Ai thotë se shteti në Kosovë nuk i mbështetë as moralisht bizneset, për dallim nga shtetet tjera të rajonin.

“Unë jam pronar i një biznesi që paguaj me miliarda tatime dhe më duhet të prej radhë në aeroport, por një dizajnere e modës nuk pret fare sepse ka pasaportë diplomatike.

Të gjithë në biznesmenët nuk duhet të presim në radhë sepse koha për ne është shumë e kushtueshme. Jo pse ne jemi mbi të tjerët, por pritja jonë ka shumë më tepër kosto se e qytetarëve të thjeshtë”, ka deklaruar Kelmendi.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit