20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

12-vjeçarja e zhdukur në Prizren ishte dhunuar nga një burrë

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.

Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti i tillë  dyshohet se ka ndodhur këtë muaj në Prizren, pasi një familje kërkoi ndihmën e Policisë për vajzën e tyre 12-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur. Vajza u gjet, por ajo që u zbulua nga familja ishte mjaft tronditëse, pasi u kuptua se e mitura ishte shfrytëzuar seksualisht nga një 32-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj për 5 ditë me radhë, prandaj e denoncuan rastin. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, i dyshuari e kishte keqpërdoru seksualisht, duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

 

 

Detajet u zbuluan nga vet vajza, e cila rrëfeu në Polici për atë që kishte ndodhur mes saj dhe 32-vjeçarit të dyshuar.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Gjatë intervistimit, burimet thonë se i dyshuari e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit