15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Dy të arrestuar për drogë në Vlashnje dhe Zhur

Policia njofton se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas zhvillimit të procedurave hetimore dhe mbledhjes së provave, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprimtari penale, më 22.12.2022, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren, njofton Policia.

Më tej në njoftim thuhet se Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull kosovar).

 

 

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren. Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.

Policia njofton se ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në...

Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e...

Lajmet e Fundit