Totaj viziton policinë, zjarrfikësit dhe punëtorët shëndetësor — ua uron vitin 2023!

Në natën e ndërrimit të moteve kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar zyrtarët policor, stafin shëndetësor dhe zjarrfikësit për t’iu shprehur respektin për punën në shërbim të shëndetit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

“Janë disa profesione që nuk pushojnë gjatë gjithë vitit, nga të cilat, ne, qytetarët e Prizrenit, e kemi të garantuar sigurinë në çdo aspekt. Vizitova sonte zyrtarët policor, stafin shëndetësor dhe zjarrfikësit për t’iu shprehur respektin për punën në shërbim të shëndetit publik dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe shëndetin për qytetarët e Komunës së Prizrenit. Faleminderit dhe mirënjohje për punën tuaj. Urime Vitin e Ri 2023, të gjithëve!”-është shprehur Totaj./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit