Prezantimi i Ronaldo-s në Arabi u pa më shumë se finalja e Kupës së Botës

Ajo që gjeneron Cristiano Ronaldo është shumë e njohur për të gjithë, por shifrat e tij nuk pushojnë së mahnituri. Me ardhjen e tij në Al Nassr në Arabinë Saudite, prezantimi zyrtar u pa në mbarë planetin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës.

Kur klubi e shpalli atë si një përforcim të ri, llogaria e tij në Instagram u rrit në mënyrë eksponenciale për të kapur shifra të paimagjinueshme. Tashmë dihej se sa njerëz e prisnin ardhjen e portugezit në një ligë për të cilën ai kishte thënë vite më parë se nuk do të luante për shkak të zhvillimit të dobët të futbollit.

Gjithsesi, CR7 është kujdesur që në konferencën për shtyp ta bëjë të qartë se futbolli në këtë rajon është rritur shumë vitet e fundit dhe se ardhja e tij është një sfidë për ta vërtetuar këtë.

 

Sa njerëz e panë prezantimin e Cristiano Ronaldo-s?

Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari, Pedro Sepulveda dhe të shpërndara nga media të ndryshme, ceremonia e prezantimit të Ronaldo-s te Al Nassr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.

Por kjo nuk është e gjitha, kjo shifër do të kishte tejkaluar numrin e shikimeve të finales së Kupës së Botës në Katar në të njëjtat 40 kanale, në të cilën Argjentina mundi Francën me penallti pas një ndeshje emocionuese 3-3 me paraqitje të jashtëzakonshme nga Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit