Të paktën tre ukrainas të vrarë në sulmet e fundit ruse gjatë Krishtlindjet ortodokse

Sulmet ruse kanë vazhduar në të gjithë Ukrainën, pavarësisht nga një armëpushim 36-orësh i shpallur nga Moska gjatë periudhës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia ka vazhduar të “terrorizojë” civilët, me të paktën tre të vrarë dhe 14 të plagosur.

Këto përfshijnë sulme në Kherson, ku guvernatori Yaroslav Yanushevych tha se një punonjës i urgjencës u vra dhe shtatë civilë u plagosën.

Në rajonin lindor të Donetskut, dy civilë u vranë në Bakhmut dhe në qytetin e afërt të Krasna Hora. Shtatë të tjerë u plagosën.

Sulme u vunë re gjithashtu në Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.

Në këtë të fundit, dyshohet se janë goditur 16 vendbanime, duke dëmtuar ndërtesa dhe zona të infrastrukturës kritike.

Ndryshe, Putin kishte urdhëruar ndërprerjen e sulmeve në Ukrainë për 36 orë, përkatësisht më 6 dhe 7 janar, kur populli rus dhe ukrainas festojnë kryesisht Krishtlindjet. /Telegrafi/

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit