4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Berisha: Çdo marrëveshje do të jetë e kotë, nëse Serbia nuk e largon Kosovën nga Kushtetua

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dijes se derisa Serbia nuk e largon Kosovën nga kushtetuta e saj, çdo marrëveshje do të jetë e kotë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se marrëveshja që po tenton të arrihet në mënyrë të shpejt në Bruksel, nuk do të jetë përfundimtare.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të jetë një mostër e problemit izrailito-palestinez në Evropë.

Asnjë marrveshje me Serbinë, me njohje në qendër ose në qoshe, apo edhe me diçka që nënkupton njohjen do të jetë e kotë, nëse Serbia vazhdon që në Kushtetutën e saj ta llogarit Kosovën pjesë të saj. Shpejtësia që po tentohet që të arrihet një marrveshje në rrethanat e pafavorshme ku gjendet Kosova, nënkupton statusko ose thën ndryshe krijimi i një mostër të problemit izraelito-palestinez në Evropë”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, marrëveshja eventuale me Serbinë duhet të përmbaj zgjidhje afatgjate të problemit.

Minore është ajo se a na njehë Serbia si shtet Kosovën apo pengesa e saj në OKB (që nuk mvaret shumë nga ajo sa mvaret nga Rusia dhe Kina) se sa është e rëndësishme që Kosova të jetë në NATO dhe që Serbia të kushtëzohet që në Kushtetutën e saj mos ta ketë Kosovën pjesë të saj, çështje që pas vitesh e dekadash mund ta përdorën një “Putin” eventual i Serbisë për përplasje të reja serbo-shqiptare. Marrvëshja eventuale me Serbinë duhet të përmbaj zgjidhje afatgjate të problemit, në të kundërtën do t`i trashëgojm probleme gjeneratave pas nesh!”, ka shkruar Berisha.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit