17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka deklaruar se është e nevojshme një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

 

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me situatën në veri pas heqjes së barrikadave, Kurti deklaroi se kriza nuk mund të përfundojë derisa të dyja vendet kanë raporte jonormale.

Ai tha se strukturat ilegale të cilat funksionojnë që nga viti 1999 janë kthyer se fundmi në banda kriminale dhe agresiviteti i tyre vjen nga paniku i një Kosove ligjore.

Kurti ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, megjithatë thotë se ideja s’ka vdekur.

“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostaligjk për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit