Arvanit Rexhaj nga Prizreni, talenti që po shkëlqen në futbollin kosovar

Arvanit Rexhaj, një emër i ri por që premton shumë në futbollin kosovar.

18 vjeçari nga Prizreni ka mahnitur me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme tek skuadra e A&N, në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht si junior, Rexhaj kishte shënuar 8 gola dhe 3 asistime, kurse tek ekipi i parë, ai ka realizuar dy gola dhe një asistim.

Golat e bukur, kontrolli i topit, duelet në ajër dhe pasimet e sakta, e veçojnë në fushë nga futbollistët e tjerë, duke bërë që interesimi për të të jetë i madh edhe nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

Karrierën si lojtar e ka filluar në vitin 2009 në KF “Kabashi”, për të vazhduar te KF “Winner” deri në vitin 2018. Si rrjedhojë, duke parë aftësitë e tij specifike në futboll, Arvaniti është bërë pjesë e FC “A&N”, duke nënshkruar kontratë për tre vite.

Për paraqitjet e tij fantastike, ai është vlerësuar me 3 çmime gjatë vitit 2022, çmime këto që dëshmojnë se e ardhmja e ndritur është në këmbët e tij

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit