14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Trepça pa vështirësi mposhti Rahovecin

Trepça ka shënuar fitore të merituar ndaj Rahovecit në udhëtim me shifrat 62:97 (15:20, 11:27, 19:26, 17:24), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Vetëm fillimi i kësaj ndeshje ishte i barabartë, ku më pas mysafirët ishin më të mirë, duke shkuar drejt fitores së sigurt dhe kështu ndodhi. Pesë minutat e parë ishin të barabartë, kurse ‘Xehetarët’ filluan shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 15:20. Në dhjetë minutat e dytë, mitrovicasit u shkëputën edhe më shumë, për të shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 26:47.

Edhe në pjesën e dytë historia ishte e njëjtë me mysafirët që dominuan dhe triumfuan në fund 62:97.

Te “Vreshtarët” u dalluan Braxton Hugins me 14 pikë e gjashtë kërcime dhe Visar Ejupi me 16 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te ‘Xehetarët’ më i miri në parket ishte Andrew Gordon me 22 pikë e 12

Rahoveci mbetet në vendin e fundit me dy fitore e 14 humbje, kurse mitrovicasit kanë nëntë fitore e tetë humbje.

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit