Një pjesëtar i KFOR-it pëson infarkt në Brezovicë

Një pjesëtar i KFOR-it raportohet të ketë pësuar infarkt sot derisa gjendej në Brezovicë.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se rreth orës 15:20, policia në stacionin e Shtërpcës kanë pranuar një informatë se një pjesëtar i KFOR-it, është shtrirë pa shenja jete.

Ai theksoi se ekipet e emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore.

I njëjti është nën përkujdesje mjekësore, ndërsa në Brezovicë janë parë të kenë arritur edhe helikopterë të KFOR-it.

“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovic?, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të ju njoftojmë me kohë!”, tha ai.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit