Personi që u gjet i vdekur në Zhur ishte zhdukur në shtator të vitit të kaluar

Sipas Policisë së Kosovës rasti është lajmëruar nga një dëshmitar, i cili kishte hasur një person të varur në litar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Shaqir Bytyqi, ka thënë se trupi i tij ka qenë i dekompozuar.

“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afërsi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis”, ka thënë ai për teve1.info.

Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Behamir Gavazaj i lindur më 1973,  nga fshati Zhur i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 10 shtatori i vitit 2022.

Policia e Kosovës prej datës 19 shtator 2022 kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e prizrenasit./teve1.info/

Më Shumë

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit