10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kurti, kryetarëve të komunave: Fokusohuni që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim kryetarët e komunave në Kosovës.

Në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë së shërbimeve komunale.

“Për në nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove, krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës  dhe zhvillimit socio-ekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxhet të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin”.

“Do të kemi rast që të diskutojmë në detaje gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.

“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratet, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, është shprehur Kurti.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Elbert Krasniqi, Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli.

 

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Lajmet e Fundit