Nuk ka viza, përsëri shtyhen ndeshjet e Bashkimit në Bullgari

Përmes një njoftimi të lëshuar në web-faqen zyrtare të ligës, BIBL ka bërë të ditur se për herë të dytë shtyhen ndeshjet e KB Bashkimit në Bullgari, për shkak të mospaisjes me viza të ekipit prizrenas.

“Dy ndeshjet e Bashkimit shtyhen përsëri. Ekipi nuk ka arritur të marrë viza për Bullgari për shkak të periudhës së pushimeve vjetore. Për këtë BIBL ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e ligës në fjalë.

Kujtojmë, Bashkimi këtë stinor nuk ka arritur ende asnjë fitore në kuadër të BIBL, ndërsa ka bilanc 0-4 pas 4 ndeshjeve të para aty. Në anën tjetër, nga Kosova në BIBL këtë stinor po merr pjesë edhe Peja, që ka bilanc 4-1 pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Sipas orarit të BIBL, Bashkimi ndeshjen e radhës e luan në Podgoricë ndaj Milenijumit më 18 janar, ndërsa pas kësaj më 8 shkurt do të luajë ndaj Pejës në Prizren.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit