Avokati i Kobrës: Arma është për burra

Dibran Hoxhaj “Kobra”, ishte dënuar tri herë për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, nga gjykata nuk ishte marrë parasysh fakti se ai ishte recidivist dhe dënimet për veprën e njëjtë ishin ulur në vend se të rriteshin.

Avokati mbrojtës i tij, Nexhat Elshani e arsyeton mbajtjen e armës, duke thënë se arma është për burra.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Sipas avokatit Elshani, dënimet për të mbrojturin e tij kanë qenë dënime në të holla, ashtu siç vepron çdoherë gjykata dhe nuk janë shumë.

Ndryshe, për armëmbajtje pa leje, “Kobra” në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë. Tre vjet pas, në vitin 2012 në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë përkundër se vepra po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.

“Kobra” edhe një vit pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin lartësinë e dënimit tashmë në 800 euro. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit