Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Flamurtarit

Bashkimi ia ka shkaktuar humbjen e parë Flamurtarit në këtë edicion të Ligës Unike për femrat.

Vashat prizrenase kanë triumfuar 83:66 (27:20, 14:14, 19:16, 23:16). Prizrenaset kanë tri fitore e tri humbje, kurse vlonjatet pesë fitore e një humbje.

Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me epërsi të dyfishtë, 12:6, por më pas u zhvillua ndeshje e barabartë deri në fund të çerekut të parë kur vendaset shkëputen për të fituar këtë pjesë 27:20.

Në periudhën e dytë, kampionet e Shqipërisë u rikthyen shumë shpejt për të kaluar në epërsi 27:28, ku sërish u zhvillua lojë e niveluar deri në fund, ku vashat prizrenase u treguan më të vëmendshme për të shkuar në pushim mes pjesëve me shifrat 41:34.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë deri në 13 pikë, 47:34, dhe e ruajti epërsinë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 60:50. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund 83:66.

Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 16 pikë, gjashtë kërcime e 14 asistime, Dasiva Evans me 17 pikë e pesë kërcime dhe Khadija Brown me 24 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit