Ngacmohet një e mitur në Prizren

Një vajzë e mitur është ngacmuar në Prizren.

Ajo  është ndjekur nga një person i panjohur i moshës madhore , derisa ka qenë duke shkuar për vizitë te xhaxhai i saj.

I dyshuari e ka përcjellur në çdo hap deri në momentin kur ka hyrë brenda një marketi.

I dyshuari edhe aty ka shkuar pas saj, duke i kërkuar shitëses që gjërat të cilat i ka marrë vajza, do t’i paguajë ai. Për ngacmimin nga i dyshuari, e mitura ka njoftuar shitësen duke thënë se ndjehet e frikësuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Ngacmim’, ndërsa janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit