Pesë burra arrestohen në Prizren pasi dyshohen për prostitucion

Pesë burra janë arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohen për veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Policia njofton se të njëjtit janë intervistuar edhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“MARRJE ME PROSTUTICION – Prizren. Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur”.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit