17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Damka kërkon ndarjen e parave për tërmetin në Turqi, Kurti: Do të diskutoj me ministrat e tjerë

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë marrë disa vendime, e ndër to edhe ndarja e një shume të parave për Turqinë pas tërmetit që ka ndodhur atje.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, në këtë mbledhje ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të ndajë një shumë parash për t’u solidarizuar me popullin turk.

“Qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk dhe objekti i Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk”, është shprehur Damka.

Instant / Miratohen tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se qysh në mëngjes ka marrë iniciativën që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë.

Sa i përket kërkesës së ministrit Damka, Kurti ka thënë se do të diskutojnë bashkë me ministrat e tjerë se çfarë mund të bëjnë në këtë aspekt për të ndihmuar popullin turk.

“Unë sot qysh në mëngjes kam marrë iniciativë që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me pamjen e ngjyrat e flamurit të Turqisë e njëkohësisht edhe me ministrin Mehaj, me ministrin Sveçla, me ministrin Murati do të diskutojmë se çka mund të bëjmë shtesë për të ndihmuar njerëzit të cilët u goditën në mënyrë kaq tragjike e fatale nga ky tërmet i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit