10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Biseda me djalin

Besnik Kryeziu

Bleardi ishte kthyer nga shkolla më herët se sa unë nga puna. Kur u ktheva unë, e gjeta në tavolinë, duke bërë detyrat e shtëpisë. Pasi e përqafova fort, si çdo herë, e pyeta pse dukesh i shqetësuar? Më tha se ishte trishtuar nga pasojat e tërmetit që kishte ndodhur në Turqi e Siri!
E pyeta se a kishin folur ne shkollë për këtë ngjarje?-po më tha. Edhe në televizion i kam parë pamjet, më herët. E përqafova edhe më fort pasi ia pashë trishtimin në fytyrën e tij të njomë. Nuk më erdhi mire, por tashmë ishte vonë të pendohem që pa dashje e pakujdesshëm i kishim shikuar ato pamje tmerri në prani të tij.
– Dua të të pyes diçka, babi?
-Më pyet çka të duash, ia ktheva aty për aty.
– A është Zoti fajtor për dridhjen e tokës dhe fatkeqësitë e tjera natyrore?!
– Nuk e di, – i thash, pa menduar shumë .
– Po e beson këtë?
– Pasi nuk e di, edhe nuk e besoj.
– Atëherë, më thuaj se kush është fajtor? Jemi ne njerëzit që po e shkatërrojmë Planetin tonë ?
– Shiko,- i them. Mbase edhe jemi fajtor, po pafuqia ime njerëzore nuk di të të jep përgjigje tani. Ajo që mund të bëjmë ne dhe njerëzit tjerë, është të solidarizohemi dhe të ndihmojmë, atje dhe kudo që është nevoja për raste të tilla.
Më përqafoi fort. Ia ndjeva ankthin në shpirtin e tij të trazuar dhe thash me vete: Sa të pafuqishëm jemi ne qeniet njerëzore kur tragjeditë na përplasin si një anije pa kapiten, e nuk e dimë se a do të dalim përsëri në breg.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit