8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Kurti takohet me sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it, flasin për luftimin e korrupsionit

 

Temat kryesore të këtij takimi, sipas ZKM-së, ishin luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.

Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Lajmet e Fundit