Kryeziu për planin franko-gjerman: Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu ka kritikuar kryeministrin Kurti, dhe marrëveshjen e ka quajtur kompromis të dhimbshëm.

Lideri ndryshoi, ndryshuan opinionet, analizat, politika dhe dashuria për asocacionin bashkë me ekstraterritorialitetin e kishës, në qendër të marrëveshjes?!

“S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë. Përpos stopimit të zhvillimit dhe dëmtimit të pafalshëm që ju ba shtetëndërtimit, aq shumë ishte ndërtuar narracioni për tradhëti e udhëheqës të shantazhuar sa dhe deri në përplasje civile pat shkuar lufta për pushtet”, ka shkruar Kryeziu.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit