9.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 mijë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Pothuajse 530 mijë persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet.

Mbi 160 mijë ndërtesa me 520 mijë apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Më Shumë

Goditet motoçiklisti në Prizren

Një motoçiklist është goditur nga një veturë në Prizren. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Rr. Wesli Clark, Prizren 26.03.2023 – 14:44.Ka ndodhë një aksident trafiku me...

Haaland fiton 426 mijë euro në javë, City dëshiron t’ia rinovojë kontratën dhe ta bëjë lojtarin më të paguar në Angli

Manchester City dëshiron ta bëjë sulmuesin e tij Erling Haaland lojtarin më të paguar në Premier League duke i dhënë atij një pagë prej...

Lajmet e Fundit