Dy të plagosur rëndë pas të shtënave me armë pranë një shkolle fillore në Gjermani

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri pranë një shkolle fillore gjermane, sipas policisë.

Një zëdhënës i policisë tha se incidenti ndodhi pranë shkollës fillore Martinusschule, por nuk kishte lidhje me shkollën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

 

Të shtënat ndodhën në qytetin veriperëndimor të Bramsche.

 

Si autori i armatosur ashtu edhe viktima u dërguan në spital me helikopter dhe po marrin trajtim mjekësor, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se nuk kishte më asnjë rrezik për publikun.

Mediat gjermane kanë raportuar se policia e arrestoi të armatosurin pak pasi u informua për incidentin rreth orës 7:30 të mëngjesit. /Telegrafi

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit